Lamtumira për çiftin në Librazhd, në varrim vetëm vajza, djali në spital në Tiranë

Aktualitet

Familjarë, miq dhe të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit pasditen e sotme çiftin Daut dhe Lule Gjokola.

Djali i tyre, i cili ishte dëshmitar i tragjedisë familjare, duke parë fillimisht ti vritet e ëma nga babai i tij dhe më pas të fundit duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, është sjellë në Tiranë për trajtim në gjendje të rëndë psikologjike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë vetëm vajza e çiftit, edhe ajo e shoqëruar nga ambulanca dhe shumë njerëz.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes (6 shtator) në lagjen “Shkumbin”.

53-vjeçari Daut Gjokola vrau me thikë bashkëshorten, Lulen, dhe pas krimit u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.

Rezulton se ngjarja e rëndë ndodhi pasi çifti i bashkëshortëve ishin kthyer në shtëpi.

Krimi ka ndodhur në prani të djalit të tyre.

49-vjeçarja është transportuar fillimisht në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Daut dhe Lule Gjokola janë prindër të dy fëmijëve ndërsa ende nuk dihen arsyet e krimit të dyfishtë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është xhelozia, por do të jenë hetimet që do të zbardhin më tej krimin e rëndë./oranews

ME TE LEXUARAT