Shendetesi

5 arsyet pse duhet të flini gjumë në anën e majtë

Ka shumë pozicione që njerëzit marrin në momentin që do flejnë gjumë. Disa zgjedhin të flenë drejt, disa me barkun të zënë poshtë, disa nga ana e majtë dhe disa nga ana e djathtë.

Më poshtë po ju tregojmë 7 arsyet pse është më mirë të flini gjumë në anën e majtë.

1.Ndihmon në tretjen e ushqimit – Shpesh herë prindërit na thonë që të hamë lehtë në darkë, në mënyrë që ushqimi të mos na bëhet dhjam. Sipas tyre gjatë natës tretja e stomakut nuk vazhdon. Por kjo nuk është e vërtetë. Tretja vazhdon si zgjuar apo edhe në gjumë. Por edhe pse tretja vazhdon ju mund ta ndihmoni më shumë këtë proces duke fjetur në anën e majtë.

2.Lehtëson qarkullimin e gjakut në zemër – Një zemër e shëndetshme ndikohet nga një mori faktorësh duke filluar nga dieta deri tek cilësia e ajrit. Nuk është çudi që sëmundja e zemrës është vrasësi kryesor i të rriturve në të gjithë botën. Për të minimizuar rrezikun tuaj, duhet t’ia bëni zemrës qarkullimin e gjakut më të lehtë, duke fjetur në anën tuaj të majtë. Kur flini në anën tuaj të majtë, ju lejoni që graviteti të ndihmojë qarkullimin e gjakut në zemër.

3.Zgjidhni të flini në anën tuaj të majtë për të shmangur problemet me qafën në mëngjes – Sa më shumë presion në shpinë kur flini, aq më shumë përpjekje bëjnë muskujt tuaj për të mbajtur gjithçka ku duhet të jetë.

4.Gjumi në anën e majtë ndihmon sistemin limfatik të filtrojë mbeturinat e trupit – Sistemi limfatik është një rrjet enësh që mbajnë një lëng të quajtur limfë. Limfa luan një rol kryesor në lëvizjen e lëngjeve në të gjithë trupin. Gjithashtu në funksionin tonë imunitar. Limfat mund të mbajnë larg toksina dhe produkte të tjerë të mbeturinave, kështu që një bllokim kudo në sistem shoqërohet me shëndet të dobët.

5.Gjumi në anën e majtë për gratë shtatzëna siguron rrjedhjen më të mirë të gjakut për të dy trupat, edhe nënën edhe fëmijët – Gratë shtatzëna qarkullojnë gjak për dy trupa. Kjo gjë kërkon vëllim më të madh gjaku për t’u realizuar. Ndërkohë, një foshnjë në rritje e zgjeron mitrën dhe i bën presion shpinës dhe organeve të tjera. Gjumi në të majtë e bën gjakun të rrjedhë lirshëm dhe heq presionin e foshnjës nga shtylla kurrizore e nënës dhe mbron mëlçinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close