VIP

Stresi flet pas ndarjes nga Keisi: Kujtimet…

Prej kohësh në media thuhet se reperi Stresi i ka dhënë fund marrëdhënies me partneren e tij, Keisin.
Pas daljes së tij nga burgu, duket se ata vendosën të mos vazhdonin më lidhjen e tyre dhe tashmë janë gati të fshijnë çdo gjë nga ajo periudhë.
Pas ndarjes Keisi u largua përsëri në Kanada ku po vazhdon jetën e saj.

Ndërkohë Stresi vazhdon të qëndrojë në Shqipëri dhe herë pas here publikon në Instagram foto me dedikime thumbuese.
Pak minuta më parë ka publikuar në Instagram një foto ku tregon se po djeg disa foto.
Ai shfaqet pranë një oxhaku dhe në foto shkruan: “Drut i kom dhez E fotot i djeg”.

Menjëherë në foto kanë nisur komentet dhe ndjekësit shkruajnë se Stresi po djeg fotot me Keisin.
Por reperi ka sqaruar situatën duke treguar se nuk po djeg ato foto, sepse sado të mundohet kujtimet mbeten.
“Mos keqkuptoni thënien time sepse s’ka të bëjë me fotot që mendoni ju. Sado që të djegësh foto, kujtimet si djeg dot”, shkruan ai.

Kujtojmë se Stresi dhe Keisi kanë fshirë nga Instagram-i të gjitha fotot që ishin bashkë dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close