Ekonomia

Rritja e çmimit të ujit/ I nderuar kryetar, si qëndron më në atë karrige?

Klodian Tomorri-Po lexoja rastësisht një interviste të kryetarit të Entit Rregullator te Ujit, Ndriçim Shani. Është një intervistë e botuar në datën 11 janar 2018, në të cilën kreu i ERU justifikonte rritjen me 44.4 për qind të tarifës se ujit në Tiranë.

Nuk e di nëse intervista ka qene e sponsorizuar, por fakti që është botuar në disa gazeta dhe revista njëkohësisht ngre pikëpyetje. Megjithatë nuk është ky thelbi.
Pjesa më e rëndësishme e intervistës është justifikimi i rritjes se çmimit. Dhe zoti Shani, e ka justifikuar që në titull. Në të gjitha gazetat dhe revistat ku është botuar intervista titulli ka qene i njëjtë: Tirana, çmimi që duhet paguar për te patur furnizim me ujë 24 orë në ditë.

Historinë e tarifave e pamë si shkoi. Përmes vendimit te ERU-s, qytetareve të Tiranës ju morën 1 miliardë e 170 milionë leke ose 10 milionë euro shtese ne vit. Fatkeqësisht tani po shohim dhe historine e furnizimit 24 ore në dite, teksa autobotet dhe bidonët kane uzurpuar çdo lagje, cep apo pallat te Tiranës.

Sipas raportit vjetor te ERU, pra sipas raportit te përgatitur dhe firmosur nga vet z. Shani, ne vitin 2018 koha e furnizimit me ujë te Tiranës ra ne 10.1 orë në dite nga 11.04 ore në dite qe ishte ne vitin 2014. Pra vitin e kaluar Tirana kishte 1 ore ne dite me pak ujë se sa ne vitin 2014.

Në fund te këtij perversiteti, natyrshëm lind një pyetje: Zoti kryetar i ERU, si te rrihet me në atë karrige? Nuk e di nëse vendimi per rritjen e tarifave ka përgjegjësi ligjore. Por a ndjen ti zoti kryetar dhe te gjithë anëtarët e ERU-s ndonjë përgjegjësi morale, teksa ne Tirane po përhapen epidemi nga mungesa e ujit?

Vetëm një ditë me pare ishin mbi 250 veta te shtruar ne urgjence dhe tashme te gjitha autoritetet shëndetësore dyshojne se shkaku i epidemisë është mungesa e ujit, edhe pse kane frike ta thonë me zë të lartë në publik.

Te gjithë këta po paguajnë 10 milionë euro ne vit me shume nga vendimi yt. Dhe ne vend te ujit 24 ore po marrin sëmundjet.
Çoji te ndenjurat nga karrigia zotëri. Është minimumi i përgjegjësisë që mund te marrësh para atyre qytetareve me bidona ne dore dhe atyre qe po zënë shtretërit e spitaleve nga epidemitë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close