Artan Hoxha: Dhënia e vendimit për ish-ministrin monitorohet nga SHBA

Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor t ëish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe seancën maratonë të ditës së sotme në të cuilën u vendos se vendimi për këtë çështje do të merret më 19 Shtator në orën 09:00.

Hoxha, përmes një shënimi në rrjetet sociale, shprehet se organi i akuzës nuk ka “zhgenjyer”, i ka qendruar bindjes se vet se i ka provat per ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vijon më tej duke thënë se “Te shohim nese trupi gjykues gjate dhenies se vendimit, do ta kete parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnje, me pjesemarrjen dhe monitorimin e panderprere te perfaqesuesve te Ambasades Amerikane”.

Reagimi i plotë:

Deri tani gjithcka brenda parashikimit…

Organi akuzes nuk ka “zhgenjyer”, i ka qendruar bindjes se vet se i ka provat per ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.

Tre prokurorët e Prokurorise se Krimeve te Renda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kerkuan sot para gjykates denimin me 12 vite burg(8 vite per shkak te gjykimit te shkurtuar) per ish-ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si asnje zyrtar tjeter i larte i shtetit shqiptar me akuza shume te renda për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Te shohim nese trupi gjykues gjate dhenies se vendimit, do ta kete parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnje, me pjesemarrjen dhe monitorimin e panderprere te perfaqesuesve te Ambasades Amerikane.

Kampionati vazhdon….

ME TE LEXUARAT