VIP

Kim Kardashian qau kur zbuloi se vuante nga…

Në një klip nga episodi i fundit i “Keeping up with the Kardashian”, Kim Kardashian u zgjua e tmerruar që duart e saj ishin enjtur dhe ishin mpirë.
Fillimisht Kim mendoi se mund të ishte ankth, pasi ajo priste fëmijën e saj të katërt, Psalm West, por ajo përfundimisht vendosi të shkojë të takojë një mjek.
“Më duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”, tha ajo.
Kur 38-vjeçarja shkoi te mjeku, ata i bënë disa analiza gjaku dhe pritja e përgjigjeve të tyre ishte shumë stresuese për Kim.

“Unë jam në pritje të një fëmije, jam në shkollë. Trembem kur filloj mendoj sesa shumë do të ndryshojë jeta ime”.
Në fund të episodit, mjekja e saj e thirri dhe i tha që testet dolën pozitive për artritin reumatoid dhe antitrupat e lupusit. Doktoresha i tha se përveç enjtjes, ajo mund të kishte ethe, skuqje, plagë dhe lodhje.
Artriti reumatoid dhe Lupusi nuk kanë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.
Kim-it i duhej të priste më shumë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo nisi të qante dhe e ëma Kris Jenner u përpoq që ta ndihmonte që të mendonte pozitivisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close