Forcat speciale gjermane "mësyjnë" bandën shqiptare, në pranga 9 persona

Aktualitet

Forcat speciale të policisë gjermane kanë kryer një aksion në orët e para të mëngjesit të së martës me synim për të goditur krimin e organizuar. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se aksioni u zhvillua në qytetin Oberhausen, ku u arrestuan anëtarë të mafias shqiptare të trafikut të drogës.

Forcat speciale, të cilat kishin siguruar mandatin nga gjykata për kontrollet, hynë dhunshëm nëpër apartamente, duke shembur dyert përmes sharrave elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas medias gjermane, 8 persona janë vënë në pranga dhe pritet që të dalin para gjykatës ditët në vijim. Ndërkohë, shumë persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndaj të cilëve janë prerë urdhër-arreste.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë me dije identitetet e të arrestuarve. Në banesat ku u kryen kontrolle, u zbulua edhe lëndë narkotike me ndihmën e qenve antidrogë. Më shumë se 3 kilogramë drogë u sekuestruan.

Hetimet e policisë gjermane po vazhdojnë për të goditur aktivitetin kriminal të mafias shqiptare. Grupi hetimor vazhdon punën për të dokumentuar lidhjen e të arrestuarve me disa ngjarje kriminale të ndodhura ditët e fundit në qytetin Oberhausen.

ME TE LEXUARAT