Ëndrra amerikane e transformon në një 81-vjeçar, çndodhi me të riun?

Bota

“Ëndërra Amerikane” ka bërë që njerëz nga mbarë bota, e sidomos nga vendet me ekonomi të dobët, të bëjnë gjithçka për të kaluar oqeanin dhe pëqafuar “tokën e premtuar”.

Kështu ka ndodhur një djalë të ri që ishte maskuar dhe fshehur pas identitetit të një 81-vjeçari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjekra e bardhë, syzat e mëdha, karroca me rrota. Megjithatë, nuk i shpëtoi dot syrit të mprehtë të stafit të aeroportit, teksa përpiqej të udhëtonte nga India për në Nju Jork.

Oficeri i kishte kërkuar personit të ngrihej pak mbi karrocë, me ndihmën e të tjerëve, por aty kishte vënë re që rrënjët e mjekrës së bardhë ishin në fakt të zeza. Veç kësaj, ai nuk e shihte oficerin në sy por ia shmangte shikimin gjatë gjithë kohës.

Ai dorëzoi një pasaportë sipas së cilës quhej Amrik Sing, i lindur në vitin 1938. Por sado që maskimi ishte i mirë, prap nuk dukej si një 81 vjeçar. Djali i ri i maskuar si plak emri i të cilit nuk është zbuluar, u arrestua nga rojet e sigurisë dhe u dorëzua te autoritetet e emigrimit.

ME TE LEXUARAT