Vdekja e 45-vjeçarit në Korçë/ Të afërmit: Oh ç’i kanë bërë! I kanë zemrën dhe djegur kokën

Aktualitet

Vdekja e Flamur Duçit ka ngjallur polemika të shumta sidomos tek të afërmit e ti, të cilët janë të traumatizuar nga ngjarja.

Familjarët e 45-vjeçarit kanë dhënë dëshminë e tyre sa i përket ngjarjes duke thënë se viktima është goditur me thikë afër zemrës nga persona ende të paidentifikuar dhe se ka plagë që dyshohet të jenë shkaktuar edhe nga lëndë djegëse (benzinë), pasi është tentuar që t’i vihet zjarri. “Oh ç’i kanë bërë. E kanë bërë me nge. E kanë çarë me thikë dhe i kanë djegur kokën. Pupu ç’i kanë bërë. I vuajtur tërë jetën. Në 6 të mëngjesit e kanë vrarë. Trupi ishte jashtë marketit, ishte çarë me thikë. Besoj se është hasmëri që e kanë goditur me thikë dhe e kanë djegur”, është shprehur një nga të afërmet jashtë morgut të Korçës. Nga ajo që bëhet e ditur  45-vjeçari, baba i dy vajzave, është i divorcuar dhe se jetonte vetëm prej disa vitesh. Policia, ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit, ndërsa po heton në pistën e grabitjes, por edhe të konflikteve brenda familjes.  

ME TE LEXUARAT