Mesazhi i Ramës: Rri e shoh ç’po më bëjnë “buburrecat”

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka përdorur problemet e administratës publike për të përcjellë një mesazh politik, në dukje për kundërshtarët e brendshëm të tij në PS. Gjatë takimit për bashkëqeverisjen, kreu i qeverisë përdori për të dhënë një mesazh që shkon përtej administratës, ku tha se ndjehej i shqetësuar nga “buburrecat”.

Sigurisht, fjalën kryeministri nuk e kishte për insektet, deri diku as për drejtuesit e administratës publike, por për çështje më madhore se kaq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, iu drejtua qytetari-Ramës, teksa i referohej problemeve me administratën e cila nuk jep zgjidhje për kërkesat që kanë qytetarët.

Por përgjigjja e kryeministrit kishte një karakter më shumë politik dhe as që kishte në fokus problemet e ngritura nga qytetarët: “Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”.

Por kujt i drejtohet kryeministri? Mesazhi i koduar sot ka shkuar në veshin e dikujt, por sa kohë kryeministri preferoi ta lërë mister, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim derisa “buburreci” i parë të nxjerrë kokën.

ME TE LEXUARAT