Plagosja në Lezhë, si u përplasën dy pronarët e dyqaneve. Detaje

Aktualitet

Janë zbardhur detaje të reja nga konflikti që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales.

I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Report TV mëson se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas është përdorur arma.

Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh. Konflikti mësohet se ka lind për çështje biznesi, sipas report tv, ndërsa vijojnë hetimet.

ME TE LEXUARAT