Rama kritika ministrave e deputetëve: Lanë rrugëve ankesat e qytetarëve

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama eshte shprehur me kritika per ministrite dhe deputetet ne lidhje me letrat dhe ankesat e qytetareve ndersa ka theksuar se platforma dixhitale e bashkeqeverisjes e ka ndryshuar kete realitet.

“Mijëra letra në muaj nga qytetarët. Letrat mbeteshin rrugët dhe qytetarët nuk merrnin përgjigje. Kryeministria i delegonte tek ministritë. Ministritë i harronin në sirtarë dhe qytetari mbetej pa përgjigje. Sot nuk ka qytetar të shkruajë dhe të mos marrë përgjigje, jo natyrisht gjithmonë pozitive se ka raste kur kërkesa është e padrejtë”, tha Rama.

Kliko per me shume info

Shefi i mazhorancës tha se kjo platformë duhet të shërbejë edhe për deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtorët në përgjithësi, të cilët sipas tij nuk kanë vepruar deri më tani për të ndihmuar qytetarët.

“E njëjta gjë ndodh edhe me zyrën time në Whatsapp, gjithkush që ka mundësi të veprojë për të ndihmuar duhet ta bëjë këtë gjë, deputetët kryetarët e bashkive drejtorët, shumica nuk e bëjnë. Por ajo që po ndodh edhe në rastin e deputetëve është që kanë filluar intensivisht të shfrytëzojnë platformën, duke e shfrytëzuar, dhe është platforma që lidh qytetarin me institucionin”, tha shefi i mazhorancës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here