E shkeli Meta, Kushtetutën?! Komisioni i Venecias jep datën e vendimit

Politikë

Komisioni i Venecias përfundoi paraditen e sotme, takimin edhe me deputetët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. "

Morëm informacionin e duhur në të gjithë takimet që zhvilluam dhe do ta japim opinion tonë më 11 tetor." - deklaroi para pak minutash duke dalë nga mbledhja, Kaarlo Tuori, kryetari i delegacionit të Komisionit të Venecias, ardhur në Shqipëri në kuadrin e misionit faktmbledhës për Dekretin e Presidentit Ilir Meta, që anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kaarlo Tuori tha se kanë mbetur të kënaqur nga të gjitha takimet që kanë zhvilluar. Kujtojmë se ata janë takuar me kreun e shtetit, Ilir Metën; Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin; përfaqësuesit e opozitës së re në Kuvend, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI –së jashtë Kuvendit për të krijuar mendimin e tyre në e ka shkelur apo jo Presidenti Ilir Meta Kushtetutën me shfuqizimin e zgjedhjeve vendore të qershorit.

ME TE LEXUARAT