U arrestua me bujë tri ditë më parë, lirohet kreu i Dhomës së Tregtisë: Ishte maskaradë

Aktualitet
U arrestua me bujë tri ditë më parë, lirohet kreu i

Gjykata e Lezhës ka liruar kreun e Dhomës së Tregtisë të arrestuar tre ditë më parë në kuadër të një hetimi për vdekjen e një punëtori në një pallat në ndërtim.

Gjykata vendosi që Pashk Palokaj të hetohet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për ta mbajtur në burg, gjykata aryetoi se masa nuk i përgjigjej rrethanave të faktit .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupa gjykuese ndryshoi masen nga “arrest në shtëpie” në “detyrim paraqitje” edhe për Manuela Lalën, drejtuesen e punimeve ku humbi jetën punëtori 8 muaj më parë.

Biznesmeni Pashk Palokaj, njëherazi kreu i Dhomës së Tregtisë Lezhë dhe një punonjëse e kompanisë që ai administron janë vënë nën akuzë nga prokuroria e Lezhës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe për punësim të paligjshëm.

Palokaj shkruan ne rrjetet sociale se ndjehet dhe është i pafajshëm dhe se këto 3 ditë u përball me një maskaradë alla shqiptare të drejtë(z)isë ..!”

Ja postimi i plotë i Palokës:

Te dashur miq ..!

Ne radhe te pare dua te shpreh gjithe mirnjohjen time me te thelle per gjithsecilin prej jush ,qytetare shok , miq, per ju koleg Biznesmen per mbeshtetjen dhe inkurajimin qe me dhate ne keto 3 dite te nje perballje me nje maskarade alla shqiptare te drejte(z)ise ..!

Mbi te gjitha ju falenderoj per besimin qe keni ne pafajsine time dhe per kete ju premtoj qe nuk do u zhgenjej ..!

Ndjehem dhe jam i pafajshem

Jam optimist edhe pse sot drejtesia eshte ne diten me te zese te saj ka edhe njerez me integritet qe te drejtes i japin forcen dhe vleren e saj ..!

Me respekt PP

ME TE LEXUARAT