Linda Rama flet ne Kongres: O e ben PS kete vend, o askush tjeter. Shqiperia shtepia e Zahos

Aktualitet
Linda Rama flet ne Kongres: O e ben PS kete vend, o askush tjeter. Shqiperia

Ne Kongresin e PS, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i ka bërë thirrje grave socialiste që të angazhohen më shumë me fëmijët. Gjatë fjalës s Linda Rama u përqëndrua tek fëmijët, për të cilat tha se janë europianët e vegjël që gratë duhet t’i edukojnë dhe të jenë rojtare të tyre përballë rreziqeve që iu vijnë nga interneti.

Mes të tjerash, ndau me pjesëmarrësit edhe një histori të Zahos, kur ishte 3 vjeç teksa edukatorja e kishte pyetur në kopësht pse e do Shqipërinë dhe përgjigja e Zahos ishte “sepse është shtëpia ime”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të vetmit shokë të tyre rrezikojnë të jenë ata imagjinarët në internet. Shkolla, kopshte, çerdhe janë bërë shumë, por edhe po të bëhen shumë jemi shumë të rrezikuar nga ky fenomen. Prandaj të dashura mikesha socialiste angazhohuni.

A mundet të jemi të qeta ne kur i vetmi Teatër është ai i Kukullave. I bukur shumë është stadiumi kombëtar në Tiranë, por edhe të tjerët shumë bukur janë bërë. Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje të fortë me argumente se pse nuk kemi ende një sistem të organizuar për klasat sportive. Zaho ishte 3 vjeç kur po bëhej përvjetori i pavarësisë dhe nga kopshti më erdhi një mesazh, nga Elda e cila më shkruante sot Zaho më ka surprizuar.

Më pas kur shkova të nesërmen në kopësht më tregoi se edukatorja i kishte pyetur të gjithë fëmijët se pse e donin Shqipërinë. Kur kishte ardhur radha e Zahos ajo i kishte thënë se pse e donte Shqipërinë, dhe ai i ishte përgjigjur thjesht ‘Sepse është shtëpia ime’”.

“Përveç pjesëmarrjes së fushatave elektorale kam ruajtur me fanatizëm bindjen se koha, rruga, betejat me të gjitha ç`kanë brenda i përkasin vetëm dhe vetëm PS-së. Se në sekond ky mu duk vendi i duhur dhe momenti i duhur për të folur publikisht prandaj faleminderit kujt i shkoi mendja për të bërë këtë ftesë”, tha Linda Rama.

Ajo rrëfeu edhe se si e mori vesh që Edi Rama u zgjodh kryetar partie në vitin 2005.

“Në vjeshtën e 2005 PS zgjidhte kryetarin e saj të ri. Në atë kohë sëbashku me kolegë të ri kishim filluar të aplikonim modelin e shkollave komunitare në një komunë në jug të vendit. Kryetari i asaj komune ishte delegat i atij kongresi. Pak muaj pasi PS doli në opozitë. Në përfundim të kongresit kryetari i komunës erdhi në zyrën tonë për të biseduar për aktivitetet që do të bënim në shkollën e komunës së tij.

Në një moment dikush e pyeti, si shkoi kongresi?Nuk e zgjodhëm ne kryetarin tha delegati, e zgjodhën fëmijët tanë. Na mbytën me mesazhe duke thënë zgjidhni atë të gjatin. Është modern dhe e ka të lehtë të merret me fëmijët e mbylli kryetari”, tha Linda Rama.

Sipas bashkëshortes së kreut të qeverisë, Partia Socialiste është forca që mund ta bëjë vendin shtëpi për të gjithë fëmijët e shqiptarëve.

“O e bën PS sot këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve pa dallim krahine, o askush tjetër nuk ka për ta bërë kushedi se sa kohë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT