Berisha akuzon SHISH: I dërgoi informacione të ndryshme presidentit dhe kryeministrit

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” tha se deklaratat e presidentit Ilir Meta se ka pasur informacion për djegie të parlamentit më 8 qershor, me siguri që nuk janë të kota.

“Unë mendoj se presidenti i Republikës ka pasur informacion se më 8 qershor diçka do të ndodhë. Institucioni i Presidentit funksionon, sigurisht. Nuk besoj se zoti Meta gënjen. Në kohën që Shqipëria digjej, do digjet parlamenti , pra kreu i shtetit ka pasur informacion për diçka”, tha Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se SHISH i çon informacion kryeministrit, por jo edhe presidentit.

“Shërbimi Informativ i dërgon raport kryeministrit dhe ia fsheh Presidentit. Shërbimi ka bërë raportin, të saktë dhe me korrektesë dhe i ka dërguar raport tjetër kryeministrit dhe raport tjetër Presidentit. Në qoftë se oficeri dixhital e çon këtë lajm e çon për t’ia bërë publike. I çojnë Presidentit se do të digjet Parlamenti, pavarësisht se më duket lajm i vjetër, por këtë nuk e çojnë që janë me qindra fshatra me parcela masive kanabisi.

Atë raport për djegien e Parlamentit, besoj që Presidenti e ka raportin. Presidenti nuk mund të shpikë një raport të tillë”, tha Berisha.

Sali Berisha theksoi se zgjedhje të drejta e të lira me Edi Ramën nuk mund të ketë. Për Berishën, Rama e ka kthyer vendin në parti-shtet.

“Rama ka konceptin e partisë-shtet dhe nuk mund të hyhet në zgjedhje me një njeri që ka këtë koncept. Karta e Kopenhagen përcakton se nuk mund të bëhen fjalë për zgjedhje kur partia që ka pushtetin funksionin si parti-shtet”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT