Aksident i trefishte ne Fushe Kruje, nje i plagosur rende

Aktualitet
Aksident i trefishte ne Fushe Kruje, nje i plagosur rende

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë - Milot në afërsi të fshatit Gramëz. Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit. I plagosuri Agustin Marku, 40 vjec, është dërguar në spital me një makinë të rastit.

Drejtuesi i makinës tip 'Opel' me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorin dhe më pas një makinë tip 'Benz' e ka përplasur nga pas 'Opeli'-n. Vetë drejtuesi i 'Opelit' ka thënë se ai nuk e ka parë motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përplasja e motorrit me targa AH 619, me makinën 'Opel' ka qenë e fortë, pasi njëra këpucë e të plagosurit ka përfunduar disa metra larg nga skena ku ndodhi ngjarja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT