Aksident afer Voskopojes, makina humb kontrollin dhe perplaset me murin
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2020, 20:09
Aktualitet
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të segmentit të Voskopojës. Një automjet është përplasur me një mur dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Deri më tani nuk dihet gjendja e shoferit, ndërsa policia ndodhet ne vendngjarje per të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si fillim dyshohet se shkak i këtij aksidenti është lagështia në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.