Marrëveshja për pensionet me Kanadanë, ministrja: 70 mijë shqiptarë do të përfitojnë

Aktualitet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi ditën e sotme në seancën parlamentare projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë”.

Gjatë fjalës së mbajtur, Denaj theksoi se marrëveshja është arritur pas negociatave disa vjeçare mes dy vendeve, ndërsa shtoi se ratifikimi nga Parlamenti do të krijojë mundësinë e përfitimit të pensioneve për rreth 70 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera ministrja deklaroi se asnjë qytetar shqiptar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar.

“Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe eksporti i pensioneve, që do të thotë që pensioni do t’ju paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë”, tha ajo.

“Kështu, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë”, tha mes të tjerash Denaj.

ME TE LEXUARAT