Aksident në Tiranë, bllokohen në makinë tre persona

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.

Mësohet në aksident janë përfshirë dy automjete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë, tre persona që ndodheshin një njërin prej automjeteve, kanë mbetur të bllokuar.

Ata janë nxjerrë nga zjarrfikësit dhe janë transportuar me urgjencë në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë /Informacion Paraprak

Rreth orës 13:30 në Paskuqan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për swarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT