Vuçiç në Vatikan: Do i lutem Papës të mos njohë Kosovën
Lajmifundit
/
12 Shtator 2019, 09:33
Kosovë&Rajon
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nis vizitën e tij zyrtare në Vatikan.
Ai do të pritet nga Papa Françesku dhe sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinal Peter Paroli. Në deklaratën përpara nisjes së takimit me Atin e Shenjtë, kreu i shtetit serb deklaroi se do t’i kërkojë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Unë shkoj te Papa në Vatikan për ta lutur që të mos e njohin Kosovën”, u tha Vuçiç gazetarëve së fundmi në Beograd.