E keni bërë gabim deri tani, ja si duhet pastruar hekuri për hekurosje

Soft
E keni bërë gabim deri tani, ja si duhet pastruar hekuri për

Përdorimi i shpeshtë i hekurit për hekurosje në sipërfaqe të tij mund të ngjiten mbetjet e rrobave, gurëz dhe pluhur në fund të hekurit.

Prandaj hekurosja bëhet më e vështirë, ndërkaq mund të mbeten njolla në rroba.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prandaj është shumë me rëndësi të dini se si ta pastroni hekurin tuaj dhe kështu t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë.

Përzierja e ujit dhe uthullës:

Fundin e hekurit zhyteni në përzierje të uthullës dhe ujit dhe lëreni të qëndrojë, më vonë pastrojeni.

Pasta nga soda e bikarbonatit:

Provoni të bëni pastë nga një lugë uji dhe dy lugë sodë bikarbonati dhe me të lyeni fundin e hekurit.

Merrni një leckë pambuku dhe fërkojeni mirë dhe pastaj fshini mbetjet:

Për pastrimin e vrimave nëpër të cilat kalon avulli ndihmojnë shkopthat për pastrim të veshëve.

Shkopthat njomni në ujë të distiluar dhe pastaj pastroni vrimat.

Pastrimi i depozitës për ujë të distiluar

Nxirni përzierjen e ujit të distiluar dhe uthullës dhe lërini të qëndrojë rreth gjysmë ore në mënyrë që uthulla të veprojë dhe të shkrijë ndotjet e grumbulluara.

Përzieni ¾ të filxhanit ujë dhe një të katërtën e uthullës së bardhë.

Aktivizoni hekurin dhe shfrytëzoni opsionin për avull në mënyrë që hekuri të pastrohet edhe më shumë.

Mbetjen e ujit vetëm shpërndajeni.

Kur të përdorni sustat për nxjerrjen e avullit, është e mundshme që nga hekuri të fillojë të bien pjesëza të vogla gurëzish, andaj kujdesuni në cilën sipërfaqe e bëni këtë veprim, sepse më vonë do të detyroheni ta pastroni.

ME TE LEXUARAT