Sport

​Zidane: Mos të nxitojmë për Hazard

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk duhet të nxitojnë për të parë rikthimin e sulmuesit, Eden Hazard.

Hazard u transferua këtë verë për 100 milionë euro nga Chelsea dhe disa javë më herët ka fituar çmimin lojtari më i mirë në Evropa Ligë.

Belgu është lënduar, andaj nuk ka mundur të luaj ndonjë ndeshje në kampionatin spanjoll.

Tekniku francez ka thënë se do të shoh nëse do ta lejojë belgun të luaj këtë të shtune.

“Duhet të jemi të qetë me të, ka një javë që është rikthyer. Të gjithë duam ta shohim, por duhet të jemi të qetë. Ka shumë presion, është i përgatitur, mirëpo do të shoh çfarë do të bëj”, deklaroi ai.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close