Sport

Mema: Me Skënderbeun është ndeshja e muajit për Tiranën

Ardian Mema e konsideron të shkallës së lartë të vështirësisë sfidën me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, pavarësisht se ekipi korçar nuk është më i dikurshmi.

Sipas trajnerit të bardhebluve, do të jetë gabim i madh nëse nënvlerësohet ekipi korçar.

Skënderbeu: “Çdo kundërshtar ka specifikat e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, pa përqendrimin e duhur të sjell vështirësi. Ne duhet t’i bëjmë “hyzmetin” deri në fund, sepse nuk ka ndeshje të thjeshta. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer, që u merr maksimumin lojtarëve. Skënderbeu nuk është një skuadër që mund të merret lehtë dhe pa përqendrim. Nëse thuhet se është skuadër e dobët, është gabim, sepse është ndeshja më e rëndësishme e muajit. Nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, por është ekip i mirë”.

Mungesa: “Torasa nuk është i gatshëm për nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur, por nuk e rrezikoj ta humbas gjatë vetëm për një ndeshje. Osmani? Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Ai është një pikë e fortë për skuadrën”.

Objektivi: “Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër duhet mentalitet fituesi. Për sa kohë t’i bëjmë “hyzmetin” çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Objektivi është që të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close