Lajmi i fundit

Apeli e lë në burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Haxhia: Dosja ime po politizohet

Gjykata e Apelit ne Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Pare te Tiranës për lënien në burg të Izet Haxhisë.

I akuzuari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës me pretendimin se i ka plotësuar vitet e vuajtjes së dënimit por sërish nuk u lirua.

Gjatë seancës gjyqësore, Haxhia kërkoi nga gjykatësit që të japin vendime të drejta, pasi sipas tij çështja po trajtohet politikisht.

“Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Për tu përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të mësoj akuzat. Kërkoj nga ju të jepni vendime të drejta dhe të jeni të paanshëm pasi çështja ime po trajtohet politikisht,”-tha Haxhia.

Avokati i tij tha se Haxhia i ka plotësuar vitet e vuajtjes së dënimit, pasi duhet ti llogaritet koha e qëndrimit burg në Turqi dhe në Shqipëri.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close