Bagazhet në doganën shqiptare, ja sa është kufiri që nuk taksohesh

Aktualitet

Shpeshherë gjatë sezoneve turistike, fluksit të udhëtarëve nga jashtë dhe brenda vendit, qytetarët shqiptarë dhe turistët nuk kanë qënë plotësisht të vetëdijshëm për kufirin e pataksueshëm të bagazheve që kanë me vete.

Sipas Doganës shqiptare, udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar

Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar

Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro

Gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare. Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Kujdes!

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

ME TE LEXUARAT