Sport

Barelona pa Messin kërkon “hakmarrjen” ndaj Valencias

Pas ndeshjeve me skuadrat përfaqësuese futbollistët e Barcelonës i rikthehen Primera Divisionit, ku kampionët në fuqi kanë punë për të bërë për të rikuperuar diferencën me Atleticon e Diego Simeones, që ka vënë që në start kandidaturën për t’u rikthyer te titulli.

Skuadra e Ernesto Valverdes gaboi në dy ndeshjet jashtë fushe, të dyja në veri të vendit, në Bilbao dhe Pamplona, e për rrjedhojë ekipi “blaugrana” pozicionohet vetëm në vendin e tetë, në kuotën e 5 pikëve.

Një fillim shumë i ndryshëm krahasuar me edicionin e kaluar, ku Barça siguroi 100% të pikëve pas tri sfidave të para, sidoqoftë skuadra gjatë kësaj periudhe ka luajtur pa kapitenin Leo Messi, që ka munguar për arsye dëmtimi.

Këtë herë kampionët në fuqi luajnë në “Camp Nou”, në orën 21:00, ku do të përballen me skuadrën e Valencias, që tre muaj e gjysmë më herët në stadiumin “Benito Villamarin” të Sevillas fitoi Kupën e Mbretit, duke mundur 2-1 në finale pikërisht Barcelonën.

Kësaj here gjërat janë ndryshe, pasi miliarderi Peter Lim vendosi të shkarkojë trajnerin Marselino, pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni, por mbi të gjitha edhe pas mosmarrëveshjeve të shumta në lidhje me merkaton e bërë nga klubi valencian, vendim i marrë për më tepër pikërisht përpara ndeshjeve me Barçën dhe Chelsean.

Më herët, në orën 18:30, kryesuesit e Atleticos së Madridit do të vizitojnë në San Sebastian Realin e Sociedadit, kundërshtar të cilin ekipi i Simeones e ka mundur në të dy takimet e sezonit të kaluar, me rezultatin e njëjtë 2-0.

Dita fillon herët, që në orën 13:00, kur Reali i Madridit do të presë në stadiumin “Santiago Bernabeu” skuadrën e Levantes, ndërsa gjysmë ore më vonë, në “Anfield” luhet takimi hapës i javës së pestë në Premiership, Liverpool – Newcastle United.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close