gazetashqip

Dhëndri i Berishës sulmon hapur LSI-në: Bleu kryetaren e kohës së KQZ, duhet reflektim

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili ka akuzuar direkt LSI për blerje të ish-kryetares së KQZ-së dhe ndikim në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke i hapur rrugë sipas tij një maskarade.

Malltezi akuzon edhe ish-ministrat e LSI-së për kohën kur ishin pjesë e kabinetit “Rama 1”.

“Në 2016 Departamenti Mjedisit në PD kërkoi në KQZ të drejtën kushtetuese për REFERENDUME vendore… Për fat të keq, përfaqësuesit e PS-LSI si edhe blerja e kryetares së kohës nga PS-LSI vendosën të shkelin kushtetutën dhe mos lejojnë Referendum vendor!

Turpi me shkeljen e të drejtës kushtetuese së qytetarëve u bë haptaz dhe e shitën si vendim te shtetit ligjor! Dhe ishin po ato fytyra që veç 2 vite më parë kishin miratuar të drejtën për Referendum për çështjen e importit të mbetjeve të riciklueshme! Kohe për reflektim. Jo nga palaçot që kanë mbetur në KQZ se ata kanë treguar që e shkelin ligjin me telekomandën e hajdutit psiqik, por minimumi nga LSI që mbështeti atë maskaradë dhe tani gjithë qytetarët po paguajnë faturën e shkatërrimit të parqeve për interesa të oligarkëve”, shkruan mes të tjerash Malltezi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close