Dhunuan hallën pas konfliktit për pronën, gjykata lë në burg dy vëllezërit

Aktualitet

Gjykata e Fierit ka vendosur masën "arrest me burg" për dy vëllezërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, përkatësisht 30 dhe 24 vjeç të cilët u arrestuan pasi ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka, 45 vjeçe e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.

Dy vëllezërit Muhaj u arrestuan dy ditë më parë nga policia e Fierit pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht hallën e tyre me të cilën kishin një konflikt pronësie. 45-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

ME TE LEXUARAT