Digjet 1 Ha ullishte në Elbasan, policia: Dyshojmë për zjarrëvënie të qëllimshme

Aktualitet

1 ha ullishtë është djegur gjatë natës në Samurr të Elbasanit.

Banorët e zonës raportojnë se zjarri ra rreth orës 22:00 të të shtunës dhe u izolua rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe dhjetra banorë të zonës. Zjarri pati përhapje me shpejtësi në një sipërfaqe mjaft të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.

ME TE LEXUARAT