Furnizimi me ujë nga autobotet/ Veliaj: Mos e përdorni!

Aktualitet

Prej javësh të tërë, kryeqyteti është pa ujë. E vetmja mënyrë, për të siguruar ujë, janë autobotet.

FaxNews.al e ka ngritur këtë problem para 3 javësh, ku banorët e Yzberisht janë ankuar për mungesën e ujit. Për të siguar ujë, ata detyrohen ta blejnë në autobote.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, ky ujë që transportohet nga këto autobote, nuk ofron garanci për përdorim, sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranë.

Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve për të mos blerë ujë që transportohet me autobote, pasi cilësia e këtij uji nuk ofron garanci për përdorim.

“Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve’’, u shpreh Veliaj në lidhje me furnizimin e qytetarëve me ujë të sjellë nga autobotet.

ME TE LEXUARAT