Marrëveshje PD-PS? Flet Paloka: Ja si qëndron e vërteta

Politikë

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar ne nje intervistë për “Koha Jonë” se lajmin e rremë për një marrëveshje “të fshehtë” midis PD dhe PS, e përhapen me porosi disa prej shërbëtorëve të paguar mirë e të përdorur keq

Kriza politike vijon dhe deri më tani nuk ka marrëveshje, si e kërkon kampi qeveritar. Opozita politike akuzon çdo ditë me fakte keqqeverisjen dhe lidhjet e zyrtarëve që sajë me krimin apo problemeve kriminale që kanë kryebashkiakët e dalë nga votimet njëpartike të 30 qershorit. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, së pari mohon se ka ose do të ketë një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së. “Lajmin e rremë për një marrëveshje “të fshehtë” midis PD dhe PS (madje për një marrëveshje midis Bashës dhe Ramës), e përhapen me porosi disa prej shërbëtorëve të paguar mirë e të përdorur keq në media prej Ramës. As nuk ka e as nuk do të ketë marrëveshje të tillë”, thotë Paloka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duket se pika kryesore e krizës janë zgjedhjet si ato lokale dhe parlamentare por për këtë duhet një Reformë Zgjedhore, për të cilën Paloka pohon se për PD-në kjo “zgjidhje” e krizës është periferike. Për këtë jep edhe arsyjet. “Ne si opozitë kemi përcaktuar si kushte për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, dënimin e atyre që janë kapur në dosjet 184 dhe 339 si dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizonte zgjedhjet. Reforma zgjedhore, pa zgjidhjen e këtyre çështjeve, mbetet një problem fare periferik. Ata që kërkojnë të paraqesin si “zgjidhje” të krizës së Reformës Zgjedhore, në rastin më të mirë janë jashtë realitetit, janë në ajër”.

Lidhur me vizitën e kreut të qeverisë në Berlin, nënkryetari i PD-së, e lexoi si vizitë për çeljen e një ekspozite dhe qëllim për Integrimin. “Si fillim, ju e morët vesh që Rama interes të parë në Berlin nuk kishte integrimin e Shqipërisë po ekspozitën e rradhës, ku po merr pjesë në kryeqytetin gjerman. Sa për hapjen e negociatave, Shqipëria është i vetmi vend që me kalimin e viteve jo vetëm nuk po i afrohet hapjes së negociatave por vazhdojnë ti shtohen kushte dhe kërkesa”.

ME TE LEXUARAT