Vlorë/Gomonia me 5 persona lëshon sinjalin SOS

Aktualitet

Një gomone me 5 persona në bord, në afërsi të Karaburunit, ka kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Për t’u ardhur në ndihmë drejt gomones u nis Policia Kufitare të cilët bënë të mundur shpëtimin e personave që ishin në bord. Mësohet se gomonia pësoi defekt në motor. Të gjithë personat e shpëtuar nuk kanë asnjë lëndim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot rreth orës 14:00 një mjet i vogël lundrues me flamur shqiptar, që ishte duke lundruar në gjirin e Vlorës me 5 persona në bord, pësoi defekt në motorr. U njoftua Policia Kufitare e cila dërgoi një mjet për dhënien e ndihmës”, njoftoi QNOD.

ME TE LEXUARAT