Fier/ Shkollat ende të parregulluara. Nxënësit zhvendosen në godina të tjera

Aktualitet

Në rang qarku në Fier janë 2974 nxënës që ulen për herë të parë në bankat e shkollave private dhe publike. Por në këtë fillim viti shkollor jo të gjitha shkollat janë gati të mirëpresin nxënësit kjo për shkak të rikonstruktimit të tyre.

Sipas drejtueses arsimore të rajonit të jugut, Brunilda Dhamo bëhet me dije se vijon rikonstruktimi në 4 godina arsimore, shkolla 9 vjeçare Pinellopi Pirro, gjimnazi Jovan Ndreko, shkolla Zylyftar Veleshnja, gjimnazi Adem Vrapi dhe shkolla Mihal Ndreko në Fier -Seman, ku nxënësit do të zhvendosen në shkollat më të afërta. Gjithashtu bëhet me dije se Bashkia Fier ka siguruar edhe transportin bazë për këta nxënës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E pyetur nëse kemi shkolla të cilat janë mbyllur dhe për nismën e librave falas Dhamo u shpreh se mbyllje të shkollave nuk ka, por sistemim të klasave për shkak të reduktimit të nxënësve. Ndërsa përsa i përket nismës së librave falas u shpreh se nga klasa e 1-5 tekstet janeë falas ndërsa klasa e 2-4 paketa përmban libra të rinj dhe të përdorur nga sistemi i kaluar kjo për të lehtësuar sadopak shpenzimet.

ME TE LEXUARAT