“Fluturuan me skaf”! Rama batuta me vlonjatët: Pranvera për ju fillon në tetor

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë pasdite projektin e aeroportit të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pas edhe batutat me vlonjatët, teksa ka thënë se në mungesë të aeroportit, ata fluturuan me skaf, por u pa që skafi nuk ishte alternativa e duhur. Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të çelet në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Në mungesë të aeroportit, vlonjatët fluturuan me skaf, por u tregua se skafi nuk ishte alternativa e duhur, ndaj po iu bëjmë aeroportin. jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për t’i hapur rrugë këtij procesi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dua të përsëris se objektivi ynë që kantierin për ndërtimin e aeroportit ta celin në pranverën e ardhshme. Unë e di që në Vlorë pranvera fillon në tetor, por e kam fjalën për pranverën e 2020.

Objektivi ynë është që të krijojmë një treg konkurrues, por kjo do kërkojë pak kohë në planin afatmesëm. Ndërkohë që në planin afatgjatë do normalizohet problemi i çmimeve. Mendoni për emrin, unë e kam një ide shumë të mirë, por nuk do ta them”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT