Politika

Gazetari zbulon darkën opozitare, ‘mblidhen Basha me aleatët, mungon Kryemadhi’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët në zonën e Ishmit në Durrës. Lajmi është dhënë nga gazetari Alfred Peza gjatë emisionit “Open” në Top Channel.

Peza tha se në takim mungon Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, që është edhe partia e dytë më e madhe e opozitës. Ish-deputeti socialist tha se mungesa e Kryemadhit tregon për përçarjen brenda opozitës.

“Kryemadhi thotë se hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër”, tha Peza, duke vënë në dukje se Basha e refuzon një mundësi të tillë.

Sa i përket takimit që po zhvillohet në Ishëm, Top Channel mëson se drejtuesit e opozitës janë mbledhur në biznesin privat të Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Në takim konfirmohet mungesa e Kryemadhit./ TCH

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close