Humbi krahun në film, aktorja padit producentët: Nuk më paguajnë as faturat

Aktualitet

Akrobatja Olivia Jackson gati sa vdiq në vitin 2015 pasi mori pjesë në një skenë ndjekëse me makina gjatë xhirimit të filmit “Resident Evil: The Final Chapter” në Afrikën e Jugut.

Ajo u përplas me një mur dhe ndërsa filmonte skenën, nuk mbante veshjen mbrojtëse që kërkohej të vishte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jackson tani ka paditur producentët Paul Anderson dhe Jeremy Bolton, të cilët shkelën premtimin e tyre se do t’ia paguanin faturat gjatë kohës sa ajo qëndroi për trajtim në spital.

Sidoqoftë, MailOnline raporton se Anderson dhe Bolton i ofruan ta paguanin për trajtim, por me kusht që të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti. Por Olivia pretendon se ajo ishte e detyruar të mbështetej në sigurime joadekuate, e cila mbulonte shumën 33,000 dollarë në faturat mjekësore.

Avokati që përfaqëson Olivia tha se kjo shumë nuk mbulon shpenzimet e ndonjërit prej shumë operacioneve që ajo duhej të bëjë.

“Ajo mund të ketë nevojë për 10 ose më shumë operacione, kështu që Jackson ka nevojë për më shumë para, ndoshta deri në disa qindra-mijëra dollarë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT