Politika

“Më mirë të më bënin trafikant armësh se hajdut makinash”, i zgjedhuri i PS i përgjigjet PD

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani reagoi ne lidhje me akuzat e PD-së per denimin e tij ne Itali.

“Në momentin e parë dolën me akuza se unë isha trafikant i qënieve njerëzore, pastaj doli se unë isha trafikant parash dhe tani dalin me një hajdut makinash. Mund ta kishin pas më të lehtë se ka qenë edhe trafikant armësh. Do ti them Gazment Bardhit nëse ju kujton gjë atyre që po e iniciojnë këtë punë data 30.10. 1999, që në Itali është kap një kamion me armë. Mund ta kishte pasur më të afërt me e përfaqësu me emrin tim”, theksoi Mark Babani.

Në konferencën e dytë për mediat brenda pak ditësh, Babani tha se e gjithë kjo histori është e sajuar dhe nuk ka lidhje me mua.

“Nëse i kanë këto fakte mund të kishin shkuar në prokurori, por mua nuk mund të më bëjnë as Saimir, as tjetër. Kam lindur Mark Babani dhe jam Mark Babani. Ata po sajojnë” u shpreh kryebashkiaku.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close