Meta ja premton Ramës/ Pas Vlahutin edhe Tusk dekoratë nga kryeministri i Habilajve

Aktualitet

Në momentin kur për të siguruar një takim me Angela Merkel dhe Edi Rama, ka lën prokurorinë të lirë për të kërkuar dënimin e Saimir Tahirit si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe blerje zgjedhjesh për partine e Ramës, Presidenti në largim i KE-së Donald Tusk vjen në Tiranë vetëm për të marrë një dekoratë nga kryeministri i Tahirit dhe i Habiljave.

Njëlloj si Romana Vlahutin, ish-ambasadorja e BE-së e hetuar në Bruksel për korrupsion me fondet e BE-s në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën që Prokuroria u lejua nga Rama të kërkojë dënimin e Tahirit, ky i fundit deklaroi se në rast se ‘akuzat e Prokurorisë janë të sakta, përfituesi i aktivitetit tim kriminal është Edi Rama’.

Nëse Habilajt paskan blerë votat me miliona euro me paratë e trafikut të drogës, përfituesi i atyre votave të blera është Edi Rama, kryeministri i Habilajve që do dekorojë zyrtarin tashmë të larguar të BE-s Donald Tusk.

ME TE LEXUARAT