Meta me zyrtarin e lartë gjerman: Antagonizmi të marrë fund, të zëvendësohet me dialog konstruktiv

Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim në Presidencë Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtëisë të Gjermanisë, z. Christian Lange, ku shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti Meta theksoi se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.’-thuhet në njoftimin e Presidencës.

ME TE LEXUARAT