Pas Brexit shenjat në Europë janë për stuhi, 27 shtetet anëtare të BE në unitet kundër Britanisë së Madhe

Bota

Grindjet kryesore të Bashkimit Europian për momentin shtrihen në aksin lindje-perëndim. Për t'u habitur që në çështjen e Brexit kuptohen mirë të gjithë, por kjo ka arsyet e saj, shkruan Norbert Mappes-Niediek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nëse më duhet të bëj luftë, atëherë të lutem kundër një koalicioni", citohet të ketë thënë Napoleoni. Vërtet që Europa ishte e bashkuar kundër Francës, por fuqitë europiane të atëhershme mund të nxiteshin shpejt kundër njëra-tjetrës dhe binin kështu si gurë dominoje.

Sa e kuptueshme të duket kjo, bilanci i perandorit francez në rastin e Brexit, qëndron kokëposhtë.

Mbretëria fleksibël si një makineri e vajosur mirë megjithë strukturat qindravjeçare vendimmarrëse, me parlamentarizmin tepër eficient e model në botë rrezikon të shpërbëhet mjerisht.

"Koalicioni" përballë, pra Bashkimi Europian përkundrazi, që e ka vështirë të gjejë vullnetin e përbashkët, qëndron burrërisht në këmbë.

Pavarësisht sa shumë grindje ka për planet e reformave në BE, pavarësisht sa shumë përballen krerët e shteteve dhe qeverive të BE për të gjetur një kompromis, kur vjen puna tek kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga BE mes 27 shteteve anëtare ka unitet të plotë.

Ky ndryshim rolesh sigurisht është arsye për pak optimizëm: me sa duket në 200 vitet e fundit diçka ka ndryshuar. Por të presësh që tani që kalojë një erë e re nëpër kontinent, e cila i tremb edhe euroskpetikët nga shembulli i keq i Brexit, do të thotë të shpresosh shumë.

ME TE LEXUARAT