Thellohet skandali me rrugën e Arbrit, ‘Gjoka konstruksion’ nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës

Aktualitet

Eshtë thelluar skandali me rrugën e Arbrit. Medit kane zbuluar se kompania ‘Gjoka konstruksion’ nuk ka dorëzuar anëtarët e Bordit Mbikëqyrës

Neës24 zbardh një tjetër skandal të kompanisë “Gjoka Konstruksion”, që po ndërton “Rrugën e Arbrit’. Në shkresën që ARRSH i ka dërguar agjencisë së prokurimit publik në datën 12 shtator rezulton se Gjoka Konstruksion përvec shkeljeve të tjera, nuk ka deklaruar në mënyrën e duhur emrat e anetarëve të bordit mbikëqyrës të kësaj kompanie, që kryen punimet për ‘Rrugën e Arbrit’ e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

L

‘Rezulton se “Gjoka Konstruksion sha” ka dorëzuar shtojcën 8 ‘Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme’ nga ku rezulton se nuk ka deklaruar në formën dhe mënyrën e duhur emrat e anëtarëve të këshillit mbikqyrës, sipas shtojcës 8 të dokumentave standarte të tenderit e rrjedhimisht edhe të dokumentave të procedurës së prokurimit objekt ankimi.’

ARRSH thotë se bëhet fjalë për mosplotësimin në formën e duhur të një shtojce e cila është pjesë përbërëse e dokumentave të procedurës së prokurimit dhe është e detyrueshme që të plotësohet sipas formatit të miratuar nga organet ligjzbatuese.

‘Për këtë shkak shtojca e dorëzuar nga anëtari i bashkimit të përkohshëm të operatorëve ekonomik 11 Marketing&Distribution shpk nuk konsiderohet e rregullt pasi nuk përmban të gjithë elementët e nevojshëm dhe të detyrueshëm për tu plotësuar’.

Grupi i punës i ngritur nga ARRSH në përbërje të së cilit janë katër inxhinierë ka dal në përfundimin se dokumentacioni administrativ-ligjor-kualifikues i paraqitur nga ‘Gjoka konstruksion’ dhe operatorët e tjerë nuk është i plotë dhe nuk përputhet me kriteret e veçanta të kualifikimit.

ME TE LEXUARAT