VIP

U tha janë zënë, çfarë thotë Eriku për Anxhela Peristerin

Javët e fundit në media është diskutuar marrëdhënia mes dy këngëtarëve Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri.

Eriku nuk mori pjesë në koncertin e Anxhela Peristerit, dhe u dyshua se mes tyre mund të kishte ndodhur një konflikt.

“Është shumë e mirë, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka problem që nevrikoset shumë shpejt dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto. Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thoja në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu”, tregoi Eriku.

“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë.

‘Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj… Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë”, u shpreh Eriku.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu

Close
Back to top button
Close
Close