Lajmi i funditlajmshqip
Vidhet kisha e Shën Dhimitrit në Himarë, hajdutët marrin 10 mijë lekë
Një kishë ka rënë pre e një vjedhje në fshatin Palasë të Himarës. Në kishën ‘Shën Dhimitri’ është marrë një sasi parash prej 10.000 lekësh.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve ose autorit që ka kryer këtë akt të shëmtuar.
Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit fetar bien pre e vjedhjeve. Duke ditur se besimtarët si në Kisha edhe në Xhami lënë para për të ndihmuar të tjerët, këto para në vend që të shkojnë aty ku e kanë vendin, vidhen nga njerëz të pa përgjegjshëm.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!