Braktisi kombëtaren e Arisin, Basha drejt Kontinentit të Largët

Sport

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij. Pas aventurës disa vjeçare në Europë duke luajtur në kryesisht në Itali e Zvicër dhe së fundi në Greqi, 32-vjeçari ka vendosur të zhvendoset në kampionatin australian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkombëtari shqiptar ka mbyllur bashëkpunimin me ekipin e Arisit të Selanikut pas një viti edhe pse ishte nën kontratë deri në qershor të 2020 me qëllim që të transferohet në Kontinentn e Kangurëve.

Basha është pranë akordit me Melbourne Victory, ekip me të cilin kohë më parë ka luajtur edhe shqiptari tjetër, Besart Berisha. Gazetari i "Sport 24", Vasilis Tempelis shkruan se ish-mesfushori i Torinos, pasi gjeti marrëveshjen me ekipin greke Aris Selanik do të transferohet në Ligën Australiane.

Gjatë sezonit të parë, futbollisti i lindur në Zvicër grumbulloi 23 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa u ndëshkua me 6 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.

Pak kohë më parë mesfushori kreativ njoftoi edhe tërheqjen nga kombëtarja e Shqipërisë. Basha ka grumbulluar 29 ndeshje me kuqezinjtë dhe ka luajtur për Shqipërinë në Kampionatin Evropian 2016.

Emri i tij u lidh edhe me një kalim tek Tirana ditët e fundit, megjithatë gjithçka ka qenë një spekulim dhe e ardhmja e tij do të jetë në Australi me fanellën e Melbourne.

ME TE LEXUARAT