Ekonomia

Eksportet në rënie të lirë, ekonomia në pikëpyetje, tkurret energjia dhe fasonët

Eksportet janë tkurrur këtë vit, duke qenë një sinjal negativ për ekonominë e vendit, pasi bëhet fjalë për një ndër burimet që gjeneron rritjen.

Instituti i Statistikave raporton se në fund të gushtit, eksportet arritën vlerën e 200 miliardë lekëve, me rënie 2.5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rënia më e madhe është tek zëri “Minerale, lëndë djegëse, energji” me 20.6% si periudhë 8 mujore dhe fasonët e tekstileve dhe këpucëve, me 2.1% më pak.

Prodhuesit evidentojnë disa probleme që po kushtëzon këtë ecuri, ku kryesore janë barrierat proceduriale të shtuara.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close