Real Madrid bën gati çekun për Mbape, ja sa paguan

Sport

Me sulmin ndaj Nejmarit që dështoi këtë verë, tashmë dëshira e çmendur e “Los Blancos” është një tjetër sulmues i PSG dhe për të Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një sakrificë të jashtëzakonshme financiare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reali do Kilian Mbapen dhe ka bërë gati një ofertë të majme. Bëhet fjalë për një shumë prej 225 milionë eurosh për PSG-në dhe një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon për sulmuesin e talentuar të përfaqësueses së “gjelave”.

Lajmin e zbulon “El Chiringuito”, që ndër të tjera shton se për të bindur sheikun Naser Al Khaleaifi, ka bërë mënjanë dhe 50 milionë euro të tjera në formë bonusesh për një total prej 275 milionë eurosh!

ME TE LEXUARAT