Defekt i rëndë në linjën e Bovillës, Tirana mbetet pa ujë

Aktualitet

Një defekt i rëndë në linjën e trasmetimit të Bovillës, ka pamundësuar furnizimin me ujë të disa zonave kryesore në Tiranë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për pasojë është dëmtuar linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Defekti i ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin me ujë në qendër të qytetit si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë dëshiron të njoftojë qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit të ndodhur, për të siguruar furnizimin normal me ujë të qytetit të Tiranës dhe veçanërisht të zonave që preken direkt prej këtij problemi në linjën e transmetimit.

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe i sigurojmë ata se të gjithë specialistët tanë ndodhen në terren për eleminimin e këtij defekti!”, thuhet ne njoftimin e UKT.

ME TE LEXUARAT