Këngëtarja shqiptare lë pas muzikën, së shpejti pjesë e një filmi italian

Showbiz
Këngëtarja shqiptare lë pas muzikën, së shpejti

Evi Reçi është një ndër këngëtaret më në zë të skenës shqiptare. Prej kohësh bukuroshja ka jetuar në Itali ku dhe ka ushtruar profesionin e gazetares, e ndërsa tashmë atë e kemi parë si moderatore në emisionin e pasdites në Vizion Plus.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, ku ndër të tjera tregoi detaje të reja nga jeta e saj personale. Këngëtarja deklaroi se së shpejti do të marrë pjesë në një projekt italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do xhiroj diçka, është një skenë filmi. Është produksion italian. Nuk është i pari, do të vijojë dhe një film i dytë nga viti tjetër, por fillimisht kemi këtë si provë. Është akoma në fazën e prodhimit. Më është propozuar nga një regjisor i Firences që është në tratativa me kanalet e mëdha. Por jemi në provë, do shohim. Ta provojmë njëherë.”, deklaroi këngëtarja.

ME TE LEXUARAT