AktualitetLajmi i fundit

Plagosja e 41-vjeçarit në Bulqizë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar për ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në Bulqizë, ku mbeti i plagosur vëllai i kryetarit të bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Mësohet se në pranga ka rënë pronari i lokalit, shtetasi me iniciale D.Ç, i cili fshehu provat nga vendi i ngjarjes, dhe 24-vjeçari D.S, pasi ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit të plagosjes, Ilir Dani.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm këta persona u konfliktuan me Vangjel Allën në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Nga konflikti u plagos me armë zjarri 41-vjeçari Alla, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close